Roal Food, një lider me mbi 20 vite përvojë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, po kërkon një Trade Marketing Specialist energjik dhe të përkushtuar për t'u bashkuar me Departamentin tonë të Marketingut. Duke qenë pjesë e një kompanie që operon në të gjithë Shqipërinë, do të keni mundësinë të kontribuoni në zhvillimin dhe suksesin e markave të njohura ndërkombëtare në tregun tonë.
Jeni të apasionuar pas marketingut dhe analizës strategjike? Ky rol ju ofron mundësinë për të zhvilluar aftësitë tuaja në menaxhimin dhe zhvillimin e markave, në një mjedis dinamik dhe inovator siç është industria FMCG (Distribucion Ushqimor). Bashkohuni me ekipin tonë për të ndihmuar në sjelljen inovative të produkteve ndërkombëtare në tregun shqiptar!
Menaxhimi i Markave: Ndihmoni në hartimin dhe zbatimin e planeve të marketingut dhe analizoni performancën e markave përmes të dhënave të shitjeve dhe pjesës së tregut.
Analiza dhe Raportimi: Përgatitni raporte të rregullta për shitjet dhe efektivitetin e aktiviteteve promocionale, duke analizuar trendet e tregut dhe kontributin e markave.
Aktivitetet Promocionale: Koordinoni aktivitetet promocionale në rrjetet e shitjes dhe monitoroni efektivitetin e tyre.
Bashkëpunimi me Ekipin e Shitjeve: Siguroni mbështetje për ekipin e shitjeve dhe ndihmoni në realizimin e objektivave strategjike.
Arsimimi: Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Eksperienca: 1-3 vite përvojë në Marketing, Trade Marketing, Brand Management ose pozicione të ngjashme, me përvojë në FMCG si avantazh.
Njohuri Teknike: Aftësi të forta në Microsoft Excel, PowerPoint, dhe Outlook me njohuri të avancuara të gjuhës angleze.
Aftësi analitike të shkëlqyera, orientim ndaj detajeve, komunikim efektiv dhe prezantim, organizim dhe menaxhim i prioriteteve, dhe iniciativë.
Bonus, sigurime shëndetësore, mundësi promovimi, akses në internet, transport, pushime të paguara, dhe trajnime të paguara.

Retail · Tirane
Roal Food është një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.