Kompania jonë kërkon të punësojë një Shitës në Dyqan Veglash.
Kandidati ideal duhet:
· Të ketë njohuri të mira mbi veglat e punës dhe pajisjet profesionale;
· Të ketë aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
· Të jetë komunikues, korrekt dhe i sjellshëm me klientët;
· Të jetë i aftë të asistojë dhe këshillojë klientët në lidhje me produktet dhe nevojat e tyre;
· Të përgatisë lista porosish dhe të ndjekë nevojat për furnizim;
· Të jetë i gatshëm të angazhohet në menaxhimin dhe kontrollin e stokut;
· Të jetë i organizuar, i përgjegjshëm dhe i gatshëm për të mësuar.

Retail · Durres
Bulloneria Durrës, e themeluar në vitin 2008, është e specializuar në tregtimin dhe shpërndarjen e elementeve të fiksimit dhe produkteve industriale në Shqipëri. Me mbi 5,000 m² magazinë dhe më shumë se 50,000 artikuj në stok, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh për ndërtimin, prodhimin dhe industrinë e rëndë.
Portofoli përfshin bulloneri, tuba dhe rakorderi hidraulike, pajisje ngritjeje, sisteme për menaxhimin e karburantit, aksesorë për rimorkio dhe vegla pune, duke kombinuar stokun e gjerë, eksperiencën dhe mbështetjen teknike për t'iu përgjigjur shpejt nevojave të klientëve.