MAGAZINIER (Magazinë Frigoriferike) — Tiranë
Kompania: Rei Food Distribution sh.p.k.
Vendndodhja: Tiranë
Orari: Kohë e plotë, e hënë–e shtunë
Kategoria: Magazinë / Logjistikë
Përshkrimi i pozicionit
Për zgjerimin e ekipit tonë, Rei Food kërkon të punësojë një Magazinier për magazinën e produkteve të ngrira në Tiranë. Kandidati do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të mallit, respektimin e zinxhirit ftohës dhe saktësinë e dokumentacionit.
Detyrat kryesore
Pranon mallin, verifikon sasinë, afatin e skadencës dhe temperaturën në momentin e shkarkimit
Sistemon produktet në dhomat frigoriferike sipas kategorive dhe parimit FEFO (skadenca më e afërt del e para)
Monitoron dhe regjistron temperaturat e dhomave të ngrirjes sipas protokollit
Përgatit porositë për shpërndarje dhe lëshon fletë-daljet përkatëse
Kryen inventarë periodikë dhe raporton diferencat te Përgjegjësi i Magazinës
Përditëson të dhënat në sistemin financiar/ERP të kompanisë
Ruan pastërtinë, rendin dhe standardet higjieno-sanitare të ambienteve
Kërkesat
Arsim i mesëm ose i lartë (profili ekonomik përbën përparësi)
Eksperiencë minimum 1 vit në magazinë; eksperienca në produkte ushqimore/të ngrira përbën avantazh të konsiderueshëm
Aftësi për punë në mjedis me temperatura të ulëta
Person i saktë, i organizuar dhe me përgjegjshmëri të lartë
Ofrojmë
Pagë konkurruese sipas eksperiencës
Kontratë pune dhe sigurime shoqërore e shëndetësore
Veshje pune të përshtatshme për ambientin frigoriferik
Trajnim mbi standardet e sigurisë ushqimore dhe procedurat e brendshme
Mjedis pune korrekt dhe mundësi zhvillimi brenda kompanisë
📍 Vendndodhja: Tiranë
Bëhu pjesë e ekipit REI FOOD.

Retail · Kamez
Rei Food Distribution Shpk është kompani tregtare me fushe veprimtarie Import-Eksport te produkteve te ndryshme ushqimore me origjine bimore dhe shtazore, akullore, produkte mishi, bulmeti dhe nenproduktet e tij.