NJOFTIM PËR VEND PUNE – EKONOMIST/E NE (KOMPANI TREGTARE PRODUKTE TË NGRIRA)
Kompania jonë Rei Food Distribution Shpk, e specializuar në tregtimin dhe shpërndarjen e produkteve të ngrira, me një staf prej 16 punonjësish dhe sistem shitjeje me agjentë të pajisur me arkë, kërkon të punësojë një Ekonomiste të kualifikuar për menaxhimin financiar dhe kontabël të aktivitetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Mbajtja e plotë e kontabilitetit të kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi
Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes
Monitorimi ditor i arkave të agjentëve dhe rakordimi i tyre
Kontrolli i lëvizjeve të magazinës dhe përputhja me shitjet
Përgatitja e pasqyrave financiare (mujore/vjetore)
Përgatitja dhe dorëzimi i deklarimeve tatimore (TVSH, tatim fitimi, sigurime shoqërore)
Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat dhe institucionet tatimore
Analiza e kostove dhe raportim për drejtimin
Kriteret e kërkuara:
Diplomë në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi
Eksperiencë pune në kompani tregtare (preferohet në sektorin e shpërndarjes)
Njohuri të mira të programeve financiare (Financa 5, Alpha, ose të ngjashme)
Njohuri shumë të mira në Microsoft Excel
Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi
Saktësi, përgjegjshmëri dhe integritet në punë
Ne ofrojmë:
Ambient pune serioz dhe profesional
Stabilitet dhe mundësi zhvillimi në karrierë
Pagesë konkurruese sipas eksperiencës
📍 Vendndodhja: Tiranë

Retail · Kamez
Rei Food Distribution Shpk është kompani tregtare me fushe veprimtarie Import-Eksport te produkteve te ndryshme ushqimore me origjine bimore dhe shtazore, akullore, produkte mishi, bulmeti dhe nenproduktet e tij.