
GOTECH
Junior Product Manager
Pergjegjesite kryesore;
Mbështet Menaxherin e Kategorisë në ndjekjen e përditshme të blerjeve, porosive, stokut, çmimeve dhe performancës së kategorisë
Ndjek porositë nga konfirmimi deri në mbërritjen e mallrave.
Kërkon oferta dhe informacion nga furnitorët.
Përgatit krahasime çmimesh, kostosh dhe produktesh.
Përditëson të dhënat e produkteve, çmimeve dhe stokut.
Monitoron stokun dhe evidenton produktet me rotacion të ulët ose mungesa.
Përgatit raporte mbi shitjet, stokun dhe performancën e kategorisë.
Koordinon me Financën, Logjistikën, Marketingun dhe Shitjet për çështjet operative.
Mbështet përgatitjen e ofertave dhe promocioneve të kategorisë.
Raporton problematikat dhe ndjek detyrat e përcaktuara nga Menaxheri i Kategorisë
Eksperienca profesionale:
Të ketë arsimin e larte, perben avantazh dega Ekonomik;
Njohuri të mira të gjuhëve të huaja, vecanerisht anglisht, (avantazh italishtja);
Kërkesat e pozicionit:
Njohuri te mira te paketes Office dhe perben avantazh njohurite ne programet financiare:
Aftësi shume te mira komunikuese:
Aftësi shume te mira analitike;
I motivuar, i organizuar;
Te zotërojë etike dhe integritet .
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në WhatsApp në numrin 0685177032 ose adresat e mëposhtme:
Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana jonë.

Retail · Tirane
GoTech Electronics, është pjesë e Duka Group e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “Hotpoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.
Nga viti 2009, GoTech është prezent me 22 dyqane ne te gjithe vendin. Aktualisht gjendemi ne Tirane, Durres,Lezhe, Puke, Peshkopi, Kukes, Pogradec, Korce, Lushnje, Elbasan, Kavaje, Shkoder, Lac, Fier, Fushe-Kruje, Belsh, Bushat . Gjithashtu mbulon qe nga viti 1995 e deri me sot, tregun e shumices ne te gjithe vendin, duke i dhene mundesine te gjithe Shqipetareve te perfitojne nga cilesia e produkteve qe GoTech tregton.