
MADCOM
Po kërkojmë Asistente Ekzekutive për kompaninë Atronix!
Adresa e kompanisë është: Rruga ''Egnatia'', ''Tirana Industrial Park''.
Qëllimi i Pozicionit
Asistentja Ekzekutive është përgjegjëse që të sigurojë mbështetje administrative, organizative dhe operative për CEO-në, duke garantuar administrimin efektiv të dokumentacionit, protokollit të shkresave, proceseve të burimeve njerëzore, komunikimit me klientët dhe koordinimit ndërdepartamental, në përputhje me procedurat dhe standardet e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Ofron mbështetje administrative dhe operative për CEO-në, duke menaxhuar kalendarin, takimet, korrespondencën, dokumentacionin dhe angazhimet e përditshme.
Organizon takimet me stafin, klientët, partnerët dhe palët e tjera të interesuara, përgatit materialet përkatëse dhe procesverbalet, si dhe ndjek çështjet e hapura dhe afatet e përcaktuara.
Koordinon me departamentet e kompanisë për mbledhjen dhe përgatitjen e raporteve, informacionit dhe materialeve të kërkuara nga CEO dhe menaxhmenti.
Menaxhon komunikimin me klientët, duke administruar kërkesat, takimet dhe çështjet e hapura dhe duke siguruar përcjelljen e tyre te departamentet përkatëse.
Administron protokollin e shkresave dhe dokumenteve zyrtare, duke regjistruar, protokolluar, klasifikuar dhe shpërndarë dokumentet hyrëse dhe dalëse sipas procedurave të përcaktuara.
Ndjek afatet e trajtimit dhe kthimit të përgjigjeve për shkresat zyrtare dhe koordinon me personat/departamentet përgjegjëse për përmbushjen e tyre.
Siguron arkivimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit zyrtar fizik dhe elektronik, duke garantuar gjurmueshmërinë, konfidencialitetin dhe aksesin e kontrolluar.
Përgatit dhe administron dokumentacionin e personelit, duke mirëmbajtur dosjet e punonjësve, kontratat e punës dhe dokumentacionin përkatës.
Mbështet proceset administrative të Burimeve Njerëzore, përfshirë përgatitjen dhe përditësimin e dokumenteve të punësimit, procedurave dhe komunikimeve të brendshme.
Publikon njoftimet për vendet e lira të punës në rrjetet sociale dhe platformat përkatëse dhe koordinon komunikimin fillestar me kandidatët.
Mbështet aktivitetet e komunikimit dhe marketingut të kompanisë, përfshirë përgatitjen dhe publikimin e materialeve në rrjetet sociale dhe aktivitetet e brandimit.
Organizon dhe koordinon takimet, vizitat dhe aktivitetet e biznesit të CEO-së, përfshirë logjistikën dhe dokumentacionin përkatës.
Ofron asistencë në komunikimin dhe koordinimin me klientët, furnitorët, partnerët dhe palët e tjera të jashtme, duke siguruar komunikim profesional dhe në kohë.
Përkthen dokumente dhe materiale të ndryshme nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas, sipas nevojave të kompanisë.
Siguron ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit, dokumentacionit të kompanisë dhe të dhënave të personelit.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Të ketë përfunduar Arsimin e lartë në Shkencat Ekonomike, Sociale etj.
Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Asistente, Kordinatore.
Të ketë eksperiencë në shkrimin dhe hartimin e dokumentave.
Të zotrojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
Të ketë njohuri shumë të mira të ‘’Paketës Office’’, njohja e programeve të tjera përbën avantazh.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.
Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe organizuese
Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Telekomunikacion · Tirane
Kompania Madcom është themeluar në tetor të vitit 2021 nga një skuader profesionistësh me eksperiencë të gjatë e të suksesshme në fushën e shërbimeve fix’e.
MISIONI I MADCOM
Misioni ynë është të jemi marka e preferuar e shërbimeve tona në çdo segment të tregut. Ne duam të tejkalojmë nevojat dhe pritshmëritë e të gjithë klientëve tanë duke ofruar shërbime të besueshme dhe mbështetje në cdo kohe për klientët. Kjo do të thotë gjithashtu se ne duam të ofrojmë lidhje me cilësi të lartë dhe shkallë të plotë të zgjidhjeve të internetit për të gjithë klientët tanë duke përfshirë teknologji të ndjeshme dhe me kosto efektive.