
REVO HOSPITALITY GROUP
Si Barback në SALT, energjia dhe puna jote në ekip sigurojnë që gjithçka prapa skenës të funksionojë pa probleme. Nga rimbushja e furnizimeve deri te mbështetja e ekipit të barit, përkushtimi yt i vazhdueshëm garanton një shërbim të pandërprerë. Mbaje barin e SALT në lëvizje!
Roli dhe përgjegjësitë:
Sigurimin që bari të jetë gjithmonë i furnizuar me pije alkoolike, dhe të gjitha materialet e nevojshme për funksionim të qetë;
Mbajtjen e barit të pastër, të rregullt dhe në përputhje me standardet e shëndetit dhe sigurisë;
Rimbushjen e vazhdueshme të akullit dhe sigurimin e gotave të pastra, veçanërisht gjatë orareve të ngarkuara;
Mbështetjen e ekipit duke ndihmuar në përgatitjen dhe derdhjen e pijeve, duke qenë gjithmonë një hap përpara nevojave të barit;
Komunikimin e menjëhershëm të feedback-ut të klientëve ose raportimin e çdo problemi te Bar Manager.
Cfarë kërkojmë:
Kandidati ideal përfaqëson vlerat tona dhe sjell:
Eksperiencë të mëparshme si Barback do të përbënte avantazh;
Aftësi të forta për punë në ekip;
Qasje miqësore, orientim drejt klientit dhe aftësi për të krijuar përvoja të paharrueshme;
Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze.
Cfarë ofrojmë:
Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
Ambient pune profesional dhe mbështetës;
Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.

HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe · Tirane
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.