🚚 REI FOOD DISTRIBUTION SHPK
📍 Kërkon: SHPËRNDARËS ME SHITJE DIREKTE – TIRANË
Rei Food Distribution, kompani e specializuar në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira, kërkon të zgjerojë ekipin me një Shpërndarës me Shitje Direkte për zonën e Tiranës.
🔹 Përgjegjësitë:
- Shpërndarja e porosive te klientët sipas itinerarit.
- Marrja dhe zhvillimi i porosive te klientët tradicionalë.
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë.
- Krijimi i klientëve të rinj në zonën e përcaktuar.
- Rritja e shitjeve dhe zhvillimi i portofolit te klientët ekzistues.
- Kontrolli i produkteve dhe dokumentacionit gjatë dorëzimit.
- Mbledhja e pagesave, kur është e nevojshme.
- Kujdesi për automjetin dhe produktet gjatë transportit.
- Raportimi i porosive, shitjeve dhe problematikave të klientëve.
🔹 Kërkojmë:
- Patentë B.
- Eksperiencë në shpërndarje dhe/ose shitje në terren.
- Njohje shumë të mirë të Tiranës.
- Eksperienca në FMCG, produkte ushqimore ose produkte të ngrira përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në punë.
- Të jetë i orientuar drejt objektivave dhe rezultateve.
- Gatishmëri për punë në terren.
🔹 Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Pagë + bonuse mbi shitjet.
- Kontratë pune dhe sigurime shoqërore.
- Automjet të kompanisë për punën.
- Trajnim mbi produktet dhe mënyrën e punës.
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.
📍 Pozicioni: Tiranë
📩Nëse je energjik/e, komunikues/e dhe i/e orientuar drejt rezultateve, presim aplikimin tënd!

Retail · Kamez
Rei Food Distribution Shpk është kompani tregtare me fushe veprimtarie Import-Eksport te produkteve te ndryshme ushqimore me origjine bimore dhe shtazore, akullore, produkte mishi, bulmeti dhe nenproduktet e tij.