
WELL ALBANIA
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e ALKOS GROUP ALBANIA, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në qytetin e Tiranes, për rrjetin drugstore kërkon të punësojë staf në pozicionet:
Staf Shites Full – Time, te cilët kryejnë njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klienti.
Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
Mban pastër marketin, raftet, etj;
Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar.
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
Të jetë pa angazhime studimi;
Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
Punë me dy turne - fleksibilitet për punë me 2 turne.
Ne ofrojmë:
Pagë motivuese;
Atmosferë miqësore dhe dinamike;
Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
Vlerësim sipas performancës.
Mbrojtja e të Dhënave Personale
WELL Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë WELL Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi. Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në: [email protected]

Retail · Tirane
Our Mission & Our Vision
Our mission, Beauty & Care, is to offer a wide and qualitative range of beauty, personal care, and home care products to fulfil our customer’s needs. We work to build excellence, long-term relationships with partners and create a positive working environment that encourages the growth and the development of our employees. Through constant innovation, we try to exceed our customers’ expectations and contribute to the wellbeing of the communities in which we operate
Our vision is to be the first choice for beauty, personal care, and household products. With a continued commitment to satisfied customers, trusted partners, and motivated employees, we aim to provide an expectational experience for all