
WELL ALBANIA
Zëvendës/e Menaxher/e i/e Dyqanit është përgjegjës për:
· Mbështetjen dhe asistimin e Menaxherit të Dyqanit në drejtimin e përditshëm të operacioneve dhe sigurimin e arritjes së objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientëve;
· Zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Menaxheri i dyqanit dhe mbarëvajtjen e aktivitetit në mungesë të tij;
· Mbështet dhe asiston Menaxherin e Dyqanit në operacionet ditore dhe menaxhimin e stafit;
· Ndjek dhe komunikon detyrat e veçanta të stafit në mungesë të menaxherit;
· Ёshtë përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë turnit të tij;
· Mirëmban planogramat dhe realizon porosinë e dyqanit;
· Mbikëqyr menaxhimin e stokut dhe funksionimin e përgjithshëm të dyqanit;
· Menaxhon, motivon dhe zhvillon ekipin e dyqanit;
· Trajton kërkesat dhe ankesat e klientëve në mënyrë efektive;
· Ruajtjen e standardeve të larta të prezantimit të dyqanit;
· Menaxhimi i skadencave dhe dëmtimeve;
· Drejton ekipin përmes shembullit personal.
· Edukimi: Arsimi i lartë (preferohet profili Ekonomik/Administrim Biznes);
· Eksperiencat e punës: Minimum 2 vite përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
· Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
· Metodik dhe i organizuar;
· Ndershmëri dhe integritet;
· Fleksibilitet për pune me 2 turne;
· Qasje e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit;
· Njohuri të mira në teknikat e shitjes dhe në delegimin e detyrave;
SHËNIME
Ne ofrojmë:
· Pagë motivuese;
· Atmosferë miqësore dhe dinamike;
· Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
· Vlerësim sipas performancës.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" GDPR

Retail · Tirane
Our Mission & Our Vision
Our mission, Beauty & Care, is to offer a wide and qualitative range of beauty, personal care, and home care products to fulfil our customer’s needs. We work to build excellence, long-term relationships with partners and create a positive working environment that encourages the growth and the development of our employees. Through constant innovation, we try to exceed our customers’ expectations and contribute to the wellbeing of the communities in which we operate
Our vision is to be the first choice for beauty, personal care, and household products. With a continued commitment to satisfied customers, trusted partners, and motivated employees, we aim to provide an expectational experience for all