
Cartolandia
Office Paper shpall vend vakant: Shofer
Office Paper kërkon të punësojë një shofer të përgjegjshëm dhe të motivuar për të siguruar transportin dhe shpërndarjen korrekte të produkteve tek klientët.
Përgjegjësitë:
Kryerja e shpërndarjes së mallrave sipas porosive dhe itinerarit të përcaktuar
Garantimi i dorëzimit në kohë dhe në gjendje të mirë të produkteve
Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe standardeve të sigurisë
Kujdesi për mirëmbajtjen bazë të automjetit
Mbajtja e dokumentacionit përkatës për dorëzimet
Ofrimi i shërbimit korrekt dhe profesional ndaj klientëve
Kërkesat:
Patentë drejtimi e vlefshme (kategoria B ose më lart)
Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh)
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi
Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi
Ofrohet:
Kontratë e rregullt pune
Ambient pune profesional
Mundësi për zhvillim dhe stabilitet në punë

Administrim · Tirane