
HR Studio
HR Studio po kërkon një Inxhinier Elektrik me eksperiencë në prokurime, i cili do të kombinojë njohuritë teknike të fushës elektrike me menaxhimin e proceseve të ofertimit, prokurimit dhe përgatitjes së dokumentacionit për tendera.
Përgjegjësitë kryesore:
Ndjekja dhe menaxhimi i proceseve të prokurimit.
Identifikimi dhe analizimi i tenderave në përputhje me aktivitetin e kompanisë.
Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe administrativ për pjesëmarrje në tendera.
Analizimi i specifikimeve teknike, preventivave dhe kërkesave të projekteve.
Përgatitja dhe përllogaritja e ofertave teknike dhe financiare.
Kërkimi, vlerësimi dhe negocimi me furnitorët për materiale dhe pajisje elektrike.
Marrja dhe krahasimi i ofertave sipas çmimit, cilësisë dhe specifikimeve teknike.
Ndjekja e porosive, afateve të furnizimit dhe dokumentacionit përkatës.
Bashkëpunimi me departamentet e projektimit, zbatimit dhe financës për përgatitjen e ofertave.
Kontrolli i përputhshmërisë së materialeve dhe pajisjeve me kërkesat teknike të projektit.
Ndjekja e afateve dhe procedurave të tenderimit deri në përfundimin e procesit.
Mbajtja e dokumentacionit dhe databazës së furnitorëve, ofertave dhe tenderave.
Kriteret:
Arsim i lartë në Inxhinieri Elektrike.
Eksperiencë e mëparshme në prokurime, preferohet në sektorin teknik, energjetik, njohuri ne fushen fotovoltaike.
Preferohen kandidatë që kanë zhvilluar internship/praktikë profesionale ose kanë pasur përfshirje të mëparshme në kompani dhe institucione të sektorit energjetik.
Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve dhe specifikimeve elektrike.
Njohuri në hartimin e preventivave dhe analizimin e ofertave.
Njohje e mirë e procedurave dhe dokumentacionit të tenderimit.
Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi me furnitorët.
Organizim, saktësi dhe aftësi për të menaxhuar afate të përcaktuara.
Njohja e programeve MS Office/Excel.

Burime Njerezore · Tirane