
HR Studio
HR Studio është në kërkim të 2 Konsulentëve të Shitjes në Showroom për Vlorë (1 vajzë dhe 1 djalë).
Nëse jeni energjikë, komunikues dhe keni pasion për shitjet dhe shërbimin ndaj klientit, ju ftojmë të bëheni pjesë e një ekipi dinamik dhe profesional.
Detyrat kryesore:
Mirëpritja dhe asistimi i klientëve në showroom.
Prezantimi dhe këshillimi i klientëve mbi produktet dhe ofertat e kompanisë.
Ndjekja e procesit të shitjes dhe finalizimi i porosive.
Sistemi dhe organizimi i produkteve në ambientet e showroom-it.
Ruajtja e standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit.
Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes.
Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata.
Kualifikimet e kërkuara:
Eksperienca në shitje ose në shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
Sjellje profesionale dhe paraqitje e rregullt.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me klientët.
Të jetë person energjik, i motivuar dhe i orientuar drejt rezultateve.
Njohuritë bazë kompjuterike konsiderohen avantazh.
Pagë konkurruese dhe bonuse mbi performancën.
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Burime Njerezore · Tirane