
EPPC
EPPC Albania, në emër të një kompanie të njohur ndërkombëtare që po zgjeron aktivitetin e saj në Shqipëri përmes ngritjes së një strukture të re Business Services në Tiranë, është në kërkim të një Team Lead – Accounting.
Përgjegjësitë kryesore:
Supervizimi, koordinimi dhe zhvillimi i ekipit të Accounting, duke nxitur përgjegjshmërinë individuale, bashkëpunimin dhe performancën;
Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të përditshme të ekipit dhe sigurimi i respektimit të afateve dhe standardeve të përcaktuara;
Sigurimi i cilësisë dhe saktësisë së proceseve të Accounting dhe vendosja e udhëzimeve të qarta për realizimin e tyre;
Mbikëqyrja e procesimit të saktë dhe në kohë të faturave, në përputhje me kërkesat dhe procedurat përkatëse;
Mbikëqyrja e kontrollit të dokumentacionit të furnizimeve dhe trajtimi i mospërputhjeve në çmime apo sasi;
Koordinimi i komunikimit dhe zgjidhjes së çështjeve me furnitorët dhe departamentet e tjera të përfshira në proces;
Mbikëqyrja e trajtimit të kërkesave të ndryshme lidhur me çështje të ndryshme të Accounting;
Koordinimi me njësitë përkatëse të biznesit dhe ekipet ndërkombëtare, për të garantuar procesimin e saktë dhe në kohë të faturave, adresimin e çështjeve të ndryshme të kontabilitetit, si dhe funksionimin efikas dhe standardizimin e proceseve.
Kërkesat për këtë pozicion:
Diplomë universitare në Ekonomi, me fokus në Financë - Kontabilitet;
Eksperiencë e konsoliduar praktike në bookkeeping dhe kontabilitet, e kombinuar me njohje të mirë të proceseve dhe procedurave të Accounting është MUST;
Përvoja në Big 4 ose kompani ndërkombëtare përbën avantazh.
Eksperiencë e mëparshme në supervizimin dhe koordinimin e një ekipi, përfshirë organizimin e punës dhe monitorimin e performancës së tij;
Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e sistemeve ERP, e preferueshme SAP;
Mënyrë pune e strukturuar, e pavarur dhe orientim praktik drejt zgjidhjes së problemeve;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës gjermane konsiderohet avantazh.

Konsulence dhe Rekrutim · Tirane
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.