Roli Kryesor
Shitësi në dyqan është përgjegjës për ofrimin e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve në njësitë e shitjes, duke dhënë informacione dhe shpjeguar funksionet dhe cilësitë e produkteve të kompanisë. Ai/ajo duhet të sigurojë që klientët të kenë një përvojë të kënaqshme të blerjes, duke arritur objektivat e shitjeve dhe duke ruajtur hapësirën e dyqanit të pastër dhe të
organizuar.
• Funksionet Kryesore
o Shërbimi ndaj Klientëve: Komunikon dhe ofron shërbim të shkëlqyer për klientët,
duke siguruar që ata të marrin informacion të qartë dhe të saktë rreth produkteve
dhe shërbimeve të ofruara.
o Arritja e Objektivave të Shitjeve: Realizon objektivat mujorë të shitjeve individuale
dhe të grupit, duke kontribuar në arritjen e objektivave të vendosura nga
Departamenti i Shitjeve.
o Zbatimi i Procedurave të Shitjes: Ndiqni dhe zbatuar procedurat standarde të shitjes
dhe proceset e brendshme të kompanisë për realizimin e transaksioneve dhe
shërbimeve.
o Sigurimi i Shërbimit të Shpejtë dhe Cilësor: Siguron që klientët të marrin një
shërbim të shpejtë dhe cilësor, duke minimizuar kohën e pritjes dhe duke garantuar
një përvojë të kënaqshme për klientët.

Retail · Tirane
GoTech Electronics, është pjesë e Duka Group e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “Hotpoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.
Nga viti 2009, GoTech është prezent me 22 dyqane ne te gjithe vendin. Aktualisht gjendemi ne Tirane, Durres,Lezhe, Puke, Peshkopi, Kukes, Pogradec, Korce, Lushnje, Elbasan, Kavaje, Shkoder, Lac, Fier, Fushe-Kruje, Belsh, Bushat . Gjithashtu mbulon qe nga viti 1995 e deri me sot, tregun e shumices ne te gjithe vendin, duke i dhene mundesine te gjithe Shqipetareve te perfitojne nga cilesia e produkteve qe GoTech tregton.