
I&A International
Qëllimi i Pozicionit:
Roli i Sales Assistant është të ofrojë shërbim të shkëlqyer ndaj klientit, të kontribuojë në objektivat e shitjeve të dyqanit dhe të sigurojë që dyqani të jetë një mjedis i pastër, mikpritës dhe i organizuar mirë për klientët. Një Sales Assistant është ambasador i brandit brenda dyqanit: jo vetëm shet, por krijon përvojë luksoze për çdo klient.
Përgjegjësitë Kryesore:
Shërbimi ndaj Klientit
Përshëndet çdo klient në mënyrë miqësore, profesionale dhe sipas standardeve të brandit;
Jep këshillim të personalizuar rreth produkteve (p.sh. madhësi, kombinime, stilim);
Kujdeset për klientët VIP dhe ofron shërbim diskret e të rafinuar;
Trajton ankesat / kërkesat e klientëve dhe i përcjell tek Store Manager kur është e nevojshme.
Shitjet
Prezanton koleksionet e reja me pasion dhe njohuri të plotë për produktin;
Aplikon teknika të shitjes luksoze: upselling (produkt më i shtrenjtë) dhe cross-selling (produkte shtesë);
Arrin objektivat e targetit dhe kontribuon në objektivat e përgjithshme të dyqanit;
Operon me kujdes dhe saktësi arkën, trajton pagesat (para në dorë, me kartë) dhe përpunon kthimet dhe rimbursimet
Mirëmbajtja e dyqanit
Siguron që dyqani është gjithmonë i pastër, i rregullt dhe i prezantuar sipas manualit të Visual Merchandising;
Kujdeset që rrobat e provuara të kthehen menjëherë në gjendje perfekte;
Kontrollon që produktet në ekspozim janë pa defekte dhe të prezantuara në mënyrë elegante.
Magazina dhe Stoku
Ndihmon në rregullimin e magazinës sipas udhëzimeve të Store Manager;
Kontrollon stokun në sistem dhe siguron që produktet janë të disponueshme;
Raporton menjëherë për mungesa ose probleme me produktet.
Komunikimi dhe bashkëpunimi
Punon ngushtë me kolegët dhe me menaxhmentin për të arritur rezultatet më të mira;
Merr pjesë në trajnime të rregullta për koleksionet e reja dhe teknikat e shitjes;
Jep feedback mbi preferencat dhe kërkesat e klientëve.
Pamja dhe Sjellja Profesionale
Respekton kodin e veshjes dhe reflekton gjithmonë imazhin e brandit në qëndrimin dhe komunikimin me klientët;
Tregon profesionalizëm, diskrecion dhe pozitivitet në çdo ndërveprim;
Fusha dhe Ndikimi i Pozicionit:
Përgjegjësi mbi Buxhetin/Të ardhurat: Jo
Përgjegjësi Supervizimi: Jo
Menaxhim Kontratash: Jo
Marrëdhëniet Kryesore të Punës:
Brenda kompanisë: Brand Manager; Burime Njerezore; Financa; Magazina Qëndrore
Jashtë kompanisë: Klientet
__________________________________________________________________________
Kushtet e Punës:
Vendndodhja: Dyqanet Fashion
Orari i Punës: 40 ore ne jave / 6 dite te javes
Turne: Po
Karakteristikat e Personit:
Edukimi: Diplome e Shkolles se Mesme
Kërkesa të Veçanta : Njohuri bazë kompjuterike (POS, e-mail);
Përvoja e Punës: Preferohet përvojë pune në shitje me pakice (sidomos ne industrine e fashion luxury retail)
Gjuhë të Huaja : Anglisht
Aftësi dhe Zotësi: Aftësi te shkelqyera komunikuese ;
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi ;
Orientim drejt klientit ;
I ndershëm, i besueshëm dhe me integritet.

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.