
Partner
Jemi në kërkim të një Koordinatore Operacionale për t’iu bashkuar ekipit tonë. Personi do të jetë përgjegjës për koordinimin e proceseve të përditshme operacionale, ndjekjen e detyrave dhe komunikimin me ekipet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e punës.
Koordinimi dhe ndjekja e proceseve të përditshme operacionale.
Organizimi dhe shpërndarja e detyrave sipas prioriteteve.
Ndjekja e afateve dhe siguria që detyrat të përfundojnë në kohë.
Komunikimi dhe koordinimi me departamentet dhe ekipet e ndryshme.
Monitorimi i ecurisë së proceseve dhe identifikimi i problematikave.
Përgatitja dhe përditësimi i raporteve operative.
Mbledhja dhe organizimi i të dhënave të nevojshme për aktivitetin e përditshëm.
Ndjekja e problematikave operative dhe koordinimi për zgjidhjen e tyre.
Sigurimi i zbatimit të procedurave dhe standardeve të punës.
Mbështetja e menaxhimit në organizimin dhe përmirësimin e proceseve operacionale.
Përvojë e mëparshme në koordinim, administrim ose pozicione operative.
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Vëmendje ndaj detajeve dhe korrektësi në punë.
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
Aftësi analitike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Pagë konkurruese.
Kontratë dhe kushte të rregullta pune.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.