Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialiste Finance Shkoder.
Regjistron dhe kontrollon dokumentacionin financiar sipas procedurave të kompanisë.
Përgatit raporte financiare periodike dhe analiza mbi performancën financiare.
Monitoron të ardhurat, shpenzimet dhe fluksin e parasë.
Kryen rakordimin e llogarive bankare dhe kontabilitetit.
Menaxhon faturimet, pagesat dhe ndjek arkëtimet nga klientët.
Mbështet procesin e përgatitjes së buxheteve dhe monitoron zbatimin e tyre.
Siguron respektimin e legjislacionit fiskal dhe procedurave të brendshme financiare.
Bashkëpunon me auditorët, institucionet financiare dhe departamentet e tjera të kompanisë.
Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për deklarimet tatimore dhe raportimet financiare.
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
Minimumi 2–3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
Njohuri të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare.
Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Eksperienca me programe financiare/kontabël përbën avantazh.
Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.