Pershkrimi
Përgjegjës për koordinimin dhe monitorimin e proceseve të blerjes duke siguruar që të gjitha planet, kontratat, raportimet dhe auditimet të zhvillohen sipas procedurave të brendshme dhe afateve të përcaktuara. Ky rol është i fokusuara në kontroll, zhvillim dhe mirëmbajtje të strukturave të negocimit, ndjekjen e planeve mujore, raportimin e jokonformiteteve, si dhe mbështetjen e menaxhimit në auditime dhe marrëdhëniet me furnitorët strategjikë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
a. Planifikim & Koordinim
· Harton, zhvillon dhe mirëmban strukturën e negocimit me furnitorët.
· Kontrollon planet mujore për të gjitha produktet (trade, alkool, ambalazhe, materiale ndihmëse) dhe ndjek realizimin sipas afateve.
· Raporton çdo ditë mbi raportin OOS (Out of Stock) dhe masat e marra për eliminimin e tyre.
· Ndjek fashat e rritura të prodhimit dhe blerjes, duke raportuar te furnitorët për çdo ndryshim.
b. Financë & Doganë
· Kontrollon veprimet financiare të pagesave sipas raporteve të blerjeve dhe raporton për devijimet.
· Ndjek proceset e doganës vetëm në aspektin e kontrollit dhe verifikimit të përputhshmërisë së dokumentacionit.
· Kontroll i inventarit të pullave fiskale, duke siguruar përputhjen me regjistrin dhe rakordimet.
c. Kontrata & Auditim
· Ndjek regjistrin e kontratave, duke monitoruar afatet e skadencës dhe detyrimet përkatëse.
· Rishikon kontratat ekzistuese në bazë të problematikave të hasura dhe propozon ndryshime për forcimin e tyre.
· Hartoni planin vjetor të auditimit për furnitorët kyç dhe koordinon realizimin e tij.
d. Performanca e Furnitorëve
· Ndjek raportin mujor të vlerësimit të furnitorëve dhe raporton te Menaxheri i Operacioneve.
· Analizon jokonformitetet mujore, ndërmerr masa korrigjuese dhe siguron mbylljen e tyre me furnitorët.
· Ndjek magazinat e kthimit të furnitorëve për produkte të dëmtuara, jo konforme ose për riciklim.
· Kërkon furnitorë të rinj në tregun global, duke ndarë kërkimet në harta dhe databaza për furnitorë strategjikë.
e. Logjistikë & Back-up
· Jep mbështetje si back-up për organizimin e transportit të furnitorëve në rast nevoje.
· Përgatit dhe ndjek raportin mujor të transporteve dhe e raporton te menaxhimi.
f. Marrëdhëniet & Negociatat
· Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me furnitorët kryesorë të ambalazheve dhe transportit.
· Negocimi i kushteve më të mira të pagesës, çmimit dhe shërbimit.
· Përgatitja e dokumentacionit dhe pjesëmarrja në proceset tenderuese për transport dhe ambalazhe.
· Përgatitja e Scorecard-it për furnitorët bazuar në tregues si: dorëzimet në kohë, cilësia e produkteve, fleksibiliteti në ndryshime, stabiliteti i çmimit.
· Përditësimi i scorecard çdo muaj dhe raportimi i tij.
· Bashkëpunimi me departamentin e cilësisë, teknikës, prodhimit dhe logjistikës për inpute shtesë.
g. Raportimi & Koordinimi Ndër-departamental
· Raportimi mujor mbi objektivat e kursimeve dhe reduktimin e kostove.
· Raportimi mbi jokonformitetet e furnitorëve dhe masat e marra.
· Komunikimi i vazhdueshëm me departamentin e prodhimit dhe logjistikës për planifikimin e ambalazheve.
· Përgatitja e raporteve periodike për Menaxherin e Blerjeve.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET
· Diplomë Bachelor ose Master në Menaxhim, Financë, Ekonomi ose Inxhinieri Industriale.
· Minimumi 2-3 vite eksperiencë në fushën e prokurimeve, logjistikës ose koordinimit të projekteve.
· Njohuri mbi proceset e blerjes, kontratat, auditimet dhe vlerësimin e furnitorëve.
· Aftësi shumë të mira analitike dhe raportimi.
· Njohuri të mira mbi proceset doganore dhe fiskale.
· Aftësi të mira komunikimi dhe negociimi.
· Përdorim i avancuar i Excel, NAV/ERP dhe mjeteve të tjera të raportimit.
· Orientim ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar nën presion me afate të shkurtra

Prodhim · Tirane
Kraco is Albania’s pioneer company in the food industry,
with the widest range of teas, herbal infusions and hot and cold instant drinks.