PronatyraMD, Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 një rrjet shitjesh ushqimore me pakicë, po kërkon:
POZICIONI: Punonjës Sigurie
DEPARTAMENTI: Siguria
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
Përgjegjës për të kryer proçesin e mbikqyrjes/ruajtjes së pikës të shitjes (marketit) në përputhje me procedurën dhe standartet e kompanisë.
Përgjegjës për menaxhimin e vendeve të parkimit te alokuara ne pikën e shitjes.
KANDIDATI DUHET TË:
Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme).
Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme (preferohet).
Jetë i gatshëm të punojë me turne.
Jetë korrekt, i ndershëm dhe i besueshëm.
NE OFROJMË:
Kushte të mira punë në përputhje me Kodin e Punës.
Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona.

Tirane
Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 20 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.