
FED invest
FED invest është një institucion i rëndësishëm financiar në Shqipëri, me një traditë 34 vjecare në treg, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. FED invest shpall pozicionin vakant:
‘’Specialist Audit i Brendshem ’’
Departamenti Audit i Brendshem
Qëllimi i pozicionit
Të kontribuojë në vlerësimin e pavarur dhe objektiv të efektivitetit të sistemit të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe proceseve të qeverisjes së institucionit, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme.
Përgjegjësitë kryesore
Kryen auditime sipas planit vjetor të auditimit të miratuar.
Vlerëson sistemet e kontrollit të brendshëm dhe efektivitetin e tyre.
Analizon proceset operative, financiare, kreditore dhe administrative.
Vlerëson risqet operative, financiare, ligjore dhe të pajtueshmërisë.
Kontrollon respektimin e akteve ligjore, rregulloreve dhe procedurave të institucionit.
Harton raporte auditimi dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve.
Monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe raporton mbi progresin.
Bashkëpunon me auditorët e jashtëm, autoritetet mbikëqyrëse dhe strukturat e tjera të institucionit.
Kriteret e pranimit
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi, Audit ose fusha të ngjashme.
Minimumi 3–5 vite eksperiencë pune në audit të brendshëm, audit të jashtëm, menaxhim risku, pajtueshmëri (Compliance) ose kontroll të brendshëm.
Eksperiencë e mëparshme në sektorin financiar, bankar ose mikrofinanciar.
Njohuri të mira të kuadrit ligjor dhe rregullator që rregullon veprimtarinë e institucioneve financiare.
Njohuri mbi menaxhimin e riskut dhe sistemet e kontrollit të brendshëm.
Aftësi shumë të mira analitike, raportimi dhe interpretimi të të dhënave financiare.
Njohuri të avancuara të Microsoft Excel dhe programeve të tjera të analizës së të dhënave.
Integritet profesional, objektivitet dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
Përbëjnë avantazh
Certifikime profesionale
Afati i aplikimit
Aplikimet pranohen deri më datë 13.10.2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Financë/Bankë · Tirane
FED invest është institucioni i parë i mikrofinancës në Shqipëri. FED invest përfaqëson organizatën kooperativë financiare më e madhe në vend me 9.2 Miliardë Lekë Total Asetesh, një Portofol Kredie mbi 7.4 Miliardë Lekë dhe Total Depozitash mbi 6 Miliardë Lekë. Me mbi 105 mijë anëtarë të shërbyer nëpërmjet 54 degëve në të gjithë vendin FED invest mbulon mbi 3 000 fshatra anembanë vendit.
Si lider në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për të gjithë fermerët, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 300 000 kredi dhe gjysmë miliard euro të injektuara në ekonomi përgjatë 34 viteve aktivitet.