
EPPC
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një kompani ndërkombëtare që prodhon komponentë metalikë për industrinë italiane të modës, po rekruton një Specialist/e Administrate dhe Finance për fabrikën e saj në Durrës..
Përgjegjësitë Kryesore:
· Administron prezencat dhe orët e punës së punonjësve, në koordinim me përgjegjësit e reparteve;
Ndjek ndryshimet e numrit të punonjësve sipas reparteve dhe administron dokumentacionin e punësimit dhe largimit, në bashkëpunim me përgjegjësit përkatës;
Regjistron faturat në sistem, kontrollon dokumentacionin shoqërues dhe organizon arkivimin e tij;
Përgatit dhe përcjell te studioja e jashtme e kontabilitetit faturat dhe dokumentacionin financiar, duke ndjekur sqarimet dhe dokumentet që mungojnë;
Mban evidenca për faturat e papaguara, afatet e pagesave dhe arkëtimet, si dhe raporton mospërputhjet tek përgjegjësi i financës;
Mbledh të dhëna mbi shpenzimet e aktivitetit dhe mbështet përgjegjësin e financës në përgatitjen e raporteve dhe planit financiar;
Koordinon nevojat administrative dhe logjistike të zyrës, përfshirë pritjen e vizitorëve dhe furnitorëve, komunikimet dhe organizimin e udhëtimeve;
Administron korrespondencën, kontratat dhe dokumentet e kompanisë, si dhe mbështet kryerjen e procedurave administrative pranë institucioneve.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Diplomë Universitare në Financë- Kontabilitet;
Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane, në të folur dhe në të shkruar (kriter i domosdoshëm);
Përvojë në role të ngjashme administrative, me detyra në financë ose kontabilitet;
Përdorim shumë i mirë i Excel-it për mbajtjen e evidencave dhe përgatitjen e raporteve;
Njohuri praktike në regjistrimin e faturave dhe administrimin e dokumentacionit financiar;
Aftësi të mira organizimi, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur disa procese njëkohësisht;
Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin e brendshëm, furnitorët dhe studion e jashtme të kontabilitetit;
Rezidencë në Durrës ose në zonat përreth.

Konsulence dhe Rekrutim · Tirane
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.