
HR Studio
HR Studio po kërkon një Account Manager me aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi, i/e cili/a do të jetë pika kryesore e kontaktit mes klientëve dhe agjencisë. Roli do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, kuptimin e nevojave të tyre dhe koordinimin me ekipet e brendshme për realizimin me sukses të projekteve.
Përgjegjësitë kryesore:
Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues;
Kuptimi i nevojave të klientit dhe përkthimi i tyre në brief-e të qarta për ekipin kreativ;
Koordinimi i projekteve dhe komunikimit ndërmjet klientit dhe ekipeve të brendshme;
Ndjekja e ecurisë së fushatave dhe respektimit të afateve;
Prezantimi i ideve, strategjive dhe raporteve të performancës tek klientët;
Identifikimi i mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shërbimeve për klientët ekzistues;
Sigurimi i një standardi të lartë shërbimi dhe kënaqësie të klientit.
Kualifikimet:
Eksperiencë të mëparshme në Account Management dhe/ose Marketing, preferohet eksperienca në agjenci marketingu;
Njohuri dhe eksperiencë në kanalet e komunikimit dhe marketingut 360°;
Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
Mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve;
Aftësi për të menaxhuar disa klientë dhe projekte paralelisht;
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës;
Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Burime Njerezore · Tirane