Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Operatori i Sigurisë është përgjegjës për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për konsumatorët dhe punonjësit, si dhe për monitorimin e ambienteve të dyqanit dhe magazinës.
Siguron një mjedis të sigurt për klientët dhe stafin
Monitoron sistemet e sigurisë dhe pajisjet përkatëse
Zbaton dhe kontrollon procedurat e sigurisë në të gjithë dyqanin
Menaxhon hyrjet, vizitorët dhe situatat e dyshimta
Parandalon dhe trajton rastet e vjedhjeve
Monitoron masat kundër zjarrit dhe emergjencat
Informon dhe udhëzon stafin mbi sigurinë
Menaxhon situata të papritura dhe mbështet operacionet sipas nevojës
Arsim i mesëm
6 muaj – 1 vit eksperiencë në pozicion të ngjashëm
Njohuri bazë kompjuteri
Njohja e një gjuhe të huaj (avantazh)
Leje drejtimi klasa B
Aftësi:
Aftësi të mira komunikimi
Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës në siguri
Aftësi për marrje vendimesh dhe zgjidhje problemesh
Aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim
Aftësi për të ndjekur dhe zbatuar procedurat
Gatishmëri për orare fleksibël

Retail · Tirane
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.