
Conad
Conad rrjeti më i madh i supermarketeve, në Shqipëri, operativ qe prej vitit 2006,
kërkon të punësojë në Tirane:
Kasier/e
Kriteret bazë që duhet të plotësojnë kandidatët për këto pozicione janë:
· mosha nga 20 deri në 50 vjec
· të jenë dinamikë
· të kenë aftesi të mira për të punuar në grup
Përbën avantazh
- eksperienca në profile të ngjashme
Cv-ja duhet të plotësohet me të gjitha të dhënat anagrafike (numër telefoni; titull studimi; eksperiencë pune)

Retail · Tirane
Gusht 2006 hapet supermarketi i parë Conad që ndodhet në qëndrën tregtare E.T.C. me
Në Nëntor 2007 hapet Superstorë i parë Conad në Shqipëri në qëndrën tregtare Casa Italia në
hyrje të Tiranës. Me një sipërfaqe prej 1439 m2 mbulon një asortiment të gjerë ushqimor dhe jo
vetëm, ne asortimentin e tij përfshihen edhe artikuj joushqimor si veshmbathje, shtëpiake,
shkollore, lodra etj.
Në Prill të 2008 hapet Conad në qëndrën tregtare Kristal Center, në zonën e Selitës me
sipërfaqe prej 1089 m2 dhe përmban gjithashtu një asortiment të gjerë ushqimor dhe jo
ushqimor.
Në Korrik te 2008 vijon një pikë e re shitje në një qytet tjetër bregdetar, në Vlorë, në shëtitoren
kryesore të Vlorës hapet pika e shitjes Conad me sipërfaqe prej 750 m2.
Në Janar në vitit 2009 filloi aktivitetin magazina e Conad Albanise, kompania e distribucionit që
furnizon të gjithë rrjetin e dyqaneve Conad me artikuj lokalë dhe artikuj të furnizuar nga
kompania mëmë Conad Adriatico, që karakterizohen nga cilësia e markave më të mira në tregun
italian.
Territori i magazinës ka një sipërfaqe prej 6500 m2 nga të cilat 500 m2 përfshijne zyrat ku
punon stafi i Conad Albanisë që koordinon dhe drejton aktivitetin e magazinës dhe pikave të
shitjes.
Magazina përmban në sipërfaqe prej 6000 m2, me një asortiment prej 2450 artikujsh që kanë një
kapacitet prej 5450 vende paletash