
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: QA Manager
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni përfshin zhvillimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të sistemeve të menaxhimit të cilësisë, sigurisë ushqimore dhe mjedisit, në përputhje me planet operacionale, kërkesat e klientëve dhe legjislacionin në fuqi. Pozicioni siguron cilësinë dhe integritetin e produktit përmes vlerësimit të rreziqeve për sigurinë ushqimore, planeve të veprimit korrigjues dhe auditimeve të brendshme, si dhe zhvillon dhe mirëmban sistemin e menaxhimit mjedisor, duke promovuar praktikat e qëndrueshme dhe reduktimin e gjurmës së karbonit. Gjithashtu, përgjegjësia përfshin menaxhimin e dokumentacionit të sistemit të integruar dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e TCCC dhe standardet ISO 9001:2015, ISO 22000:2018 dhe ISO 14001:2015.
Roli dhe përgjegjësitë:
Përditëson dhe siguron zbatimin e Sistemit të Integruar të Menaxhimit në përputhje me kërkesat e TCCC, OU dhe standardet ISO 22000:2018, ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015, duke rishikuar efektivitetin e tij dhe duke raportuar rezultatet tek menaxhmenti.
Mirëmban dhe përditëson politikat, procedurat, Manualin e Cilësisë, HACCP dhe dokumentacionin përkatës të sistemit të menaxhimit, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
Vepron si pikë reference për auditimet e brendshme dhe të jashtme nga OU, TCCC, organet rregullatore dhe organizatat e certifikimit, si dhe koordinon përgatitjen dhe ndjekjen e tyre.
Identifikon dhe analizon produktet, proceset dhe rezultatet jokonforme, analizon tendencat e të dhënave të cilësisë dhe inicion, ndjek dhe mbyll veprimet korrigjuese dhe parandaluese.
Ka autoritetin për të ndaluar prodhimin kur identifikohen problematika që mund të cenojnë cilësinë, sigurinë ushqimore ose përputhshmërinë e produktit.
Monitoron performancën e cilësisë dhe mjedisit, përgatit raporte periodike për menaxhmentin e lartë dhe siguron dorëzimin në kohë të raporteve rregullatore dhe të dhënave në sistemin KOSMOS.
Mirëmban të dhëna të sakta dhe të përditësuara mbi cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mjedisin dhe përdor analizën e tyre për identifikimin e mundësive për përmirësim.
Drejton dhe/ose merr pjesë në ekipet HACCP, Mjedisit, GMP, SVA, Shëndetit dhe Sigurisë, IMCR dhe programe të tjera përkatëse.
Siguron zbatimin e programit të menaxhimit të ujit dhe kryerjen e testimeve periodike të cilësisë së ujit sipas procedurave dhe parametrave të përcaktuar nga TCCC.
Verifikon dhe monitoron përputhshmërinë e furnizuesve të lëndëve të para me kërkesat dhe autorizimet e TCCC dhe OU.
Siguron funksionimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në përputhje me kërkesat mjedisore dhe standardet e TCCC.
Analizon të dhënat operative të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, identifikon tendencat dhe mundësitë për përmirësim dhe zbaton veprimet korrigjuese dhe strategjitë e optimizimit.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë Bachelor në Inxhinieri, Shkenca Mjedisore, Shkenca Ushqimore ose fusha të ngjashme. Preferohet diplomë e avancuar.
Njohuri të forta në prodhimin e pijeve freskuese.
Njohuri mbi standardet e industrisë për cilësinë e produkteve ushqimore dhe pijeve, si dhe kërkesat rregullatore për sigurinë ushqimore dhe përputhshmërinë mjedisore.
Përvojë 5-vjeçare në Menaxhimin e Cilësisë në industrinë ushqimore, preferohet në pije freskuese.
4 vite eksperiencë në menaxhimin dhe drejtimin e njerëzve.
Njohuri të avancuara të standardeve ISO.
Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi.
Njohuri të mira të gjuhëve angleze dhe italiane.
Çfarë ofrojmë:
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të.
✔ Makinë

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane