
Partner
Përgjegjësitë:
Përgatitja, rishikimi dhe administrimi i kontratave dhe dokumenteve ligjore.
Ofrimi i këshillimit ligjor për çështje të ndryshme të kompanisë.
Ndjekja e procedurave administrative dhe ligjore pranë institucioneve përkatëse.
Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe informimi i strukturave përkatëse.
Përgatitja e kërkesave, shkresave, autorizimeve dhe dokumentacionit tjetër ligjor.
Ndjekja dhe administrimi i çështjeve gjyqësore, kur është e nevojshme.
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të garantuar përputhshmërinë me kërkesat ligjore.
Kërkesat:
Diplomë universitare në Drejtësi.
Minimum 1 vit eksperiencë pune.
Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar.
Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Njohuri të mira të MS Office.
Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.