
Partner
Po punësojmë Credit Analyst | Fintech
Po kërkojmë një profesionist/e të orientuar drejt detajeve dhe me aftësi të forta analitike për t’iu bashkuar një ekipi në rritje në sektorin fintech, në një rol të fokusuar në analizën e kredisë dhe procesin e vlerësimit të aplikimeve.
Pozicioni ofron trajnim të strukturuar dhe mundësi për të zhvilluar më tej ekspertizën në analizën financiare, vlerësimin e riskut, analizën e fluksit të parasë, shqyrtimin e pasqyrave bankare dhe vlerësimin e kreditueshmërisë së bizneseve të vogla.
Kërkesat:
Diplomë në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme
Aftësi të mira analitike dhe të menduarit kritik
Vëmendje e lartë ndaj detajeve
Njohuri të gjuhës angleze në nivel C1
Eksperienca e mëparshme në analizën e kredisë, underwriting, sektorin bankar ose rakordimin bankar përbën avantazh.
Çfarë ofrojmë:
Mundësi për të punuar në një korporatë amerikane në sektorin fintech dhe shërbimeve financiare;
Paketë konkurruese page dhe përfitimesh;
Sigurim shëndetësor privat;
Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional;
Bonuse të bazuara në performancë
Transport
Mundësi reale për rritje dhe zhvillim në karrierë
Zyra moderne dhe një ambient profesional pune.
Nëse jeni të interesuar të zhvilloni karrierën tuaj në industrinë fintech dhe të bëheni pjesë e një kompanie me standarde ndërkombëtare, ju ftojmë të aplikoni.Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj me mesazh direkt ose në email: [email protected]

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.