
Smart Home Albania
Kërkojmë një Arkëtare për showroom-in tonë, e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e pagesave dhe faturimit të klientëve, si edhe për menaxhimin korrekt të arkës gjatë aktivitetit të përditshëm të showroom-it.
Detyrat kryesore
- Kryen arkëtimet e klientëve në showroom në cash, kartë ose transferte bankare.
- Lëshon faturat për shitjet e realizuara dhe kryen fiskalizimin.
- Kontrollon përputhjen ndërmjet porosisë/shitjes, faturës dhe pagesës së klientit.
- Menaxhon arkën ditore dhe kryen rakordimin në fund të ditës.
- Regjistron dhe administron parapagimet dhe pagesat e klientëve.
- Hap dhe administron llogaritë e klientëve sipas procedurave të kompanisë.
- Koordinon me ekipin e shitjeve për faturimin dhe statusin e pagesave të klientëve.
- Koordinon me Departamentin e Financës për dokumentacionin, rakordimet dhe çështjet që lidhen me arkën.
- Kryen pagesa cash ndaj furnitorëve sipas dokumentacionit dhe aprovimeve përkatëse.
- Administron dhe arkivon faturat, mandatet dhe dokumentacionin e arkës.
- Raporton menjëherë çdo diferencë apo problem që lidhet me pagesat, faturimin ose arkën.
- Zbaton procedurat e brendshme të kompanisë për arkëtimet dhe dokumentacionin financiar.
Kërkesat
- Eksperienca si arkëtare, në faturim ose në pozicione të ngjashme.
- Njohuri mbi faturimin dhe fiskalizimin.
- Njohuri të mira të Microsoft Excel.
- Njohuri në përdorimin e Financa 5.
- Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Sjellje profesionale dhe komunikim i mirë me klientët.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në pozicion.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Stabilitet dhe mundësi afatgjata në kompani.
Kandidatët e përzgjedhur do të kryejnë paraprakisht një test praktik në Excel dhe Financa 5.

Ndertim · Tirane
Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home.
Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.
Smart Home Albania është distributor zyrtar ekskluziv për Shqiperinë i TIS Control, Smartek, Waterfall Audio, Teknim, Desi, Nuki, Tyba, Faradite, Fontini, Font Barcelona etj
Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi, Serbi, Greqi, Kroaci.
Nëpërmjet ketyre brandeve, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi, vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.