Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Store Manager.
Menaxhimi i operacioneve të përditshme të dyqanit.
Organizimi dhe koordinimi i stafit, turneve dhe orareve të punës.
Monitorimi i performancës së skuadrës dhe realizimit të objektivave.
Sigurimi i standardeve të shërbimit ndaj klientit.
Monitorimi i shitjeve, stokut dhe gjendjes së produkteve në dyqan.
Koordinimi me magazinën dhe departamentet përkatëse për furnizimin dhe inventarin.
Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave operacionale.
Sigurimi i respektimit të procedurave dhe standardeve të kompanisë.
Përgatitja dhe raportimi i rezultateve të dyqanit.
Minimum 3–5 vite eksperiencë në retail, me eksperiencë të mëparshme në pozicion menaxherial.
Eksperiencë në menaxhimin e skuadrave dhe operacioneve të një dyqani.
Eksperienca në hipermarkete ose formate të mëdha retail përbën avantazh.
Aftësi të mira drejtuese, organizative dhe komunikuese.
Orientim drejt shitjeve dhe rezultateve.
Aftësi për të menaxhuar situata dinamike dhe fluks të lartë klientësh.
Aftësi të mira në planifikim, koordinim dhe zgjidhjen e problematikave.
Gatishmëri për të punuar me turne dhe 6 ditë në javë.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.