
Partner
📍 Vendndodhja: Tiranë
🕘 Orari: Full-time
Kandidatët duhet të kenë eksperiencë të mëparshme në Lead Generation për klinika dentare.
Eksperienca në lead generation, marketing apo shitje në industri të tjera nuk konsiderohet e mjaftueshme për këtë pozicion.
Aplikimet nga kandidatë pa eksperiencë specifike me klinika dentare nuk do të merren në konsideratë.
Kërkojmë një Lead Generation Specialist me eksperiencë konkrete në promovimin dhe gjenerimin e klientëve për klinika dentare. Personi do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe optimizimin e fushatave të lead generation, menaxhimin e kanaleve të marketingut dhe gjenerimin e leads cilësore për klinikën.
Krijimi dhe menaxhimi i fushatave për gjenerimin e leads për klinikën dentare;
Menaxhimi i fushatave në Google Ads dhe Meta Ads;
Identifikimi dhe targetimi i audiencave të përshtatshme për shërbimet dentare;
Zhvillimi dhe testimi i strategjive të targeting dhe retargeting;
Monitorimi dhe optimizimi i performancës së fushatave;
Analizimi i treguesve si CPL, CTR, Conversion Rate dhe ROI;
Identifikimi i burimeve dhe fushatave që gjenerojnë leads më cilësore;
Bashkëpunimi me ekipin e klinikës për të përmirësuar cilësinë dhe konvertimin e leads;
Përgatitja e raporteve periodike mbi rezultatet e fushatave;
Identifikimi i mundësive të reja për rritjen e numrit të pacientëve potencialë.
Eksperiencë e detyrueshme në Lead Generation për klinika dentare;
Minimumi 2 vite eksperiencë relevante në këtë fushë;
Eksperiencë praktike me Google Ads dhe Meta Ads;
Njohuri të mira të targeting, retargeting dhe optimizimit të fushatave;
Aftësi për të analizuar CPL, CTR, Conversion Rate dhe ROI;
Aftësi të mira analitike dhe orientim drejt rezultateve;
Aftësi për të testuar dhe optimizuar vazhdimisht fushatat;
❗ Ju lutemi aplikoni vetëm nëse keni eksperiencë konkrete me Lead Generation për klinika dentare. Kandidatët pa këtë eksperiencë specifike do të refuzohen.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.