ROAL FOOD kërkon të punësojë Menaxher Shitjesh Per Zonen E Tiranes Ne Kanalin E Shitjes KA
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e
produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t'i sjellë ato në tryezën e çdo familjeje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
Detyrat
Menaxhimi i zonës Tiranë dhe i një numri agjentësh Pre-Seller.
Mirëmbajtja e klientëve ekzistues, zgjerimi i portofolit me klientë të rinj dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave.
Ndjekja e porosive dhe e çdo problemi deri në mbylljen e procesit.
Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas strategjisë së kompanisë.
Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave.
Zhvillimi, ruajtja dhe forcimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve me klientët.
Përgatitja e raporteve periodike me gjenerim te dhenash nga program NAV/BI.
Raportimi dhe trajtimi i proceseve me drejtuesin përkatës.
Informimi i vazhdueshëm mbi zhvillimet dhe ecurinë e tregut vendas.
Kualifikimet
Aftësi shumë të mira komunikimi.
Aftësi në menaxhimin dhe organizimin e stafit.
Aftësi të mira analitike dhe organizative.
Motivues, frymëzues dhe energjik.
Dëshirë për të zhvilluar dhe rritur skuadrën e tij.
Përvojë pune mbi 5 vite në pozicione të ngjashme.
Leje drejtimi, kategoria B.
Njohja e paketes Office.

Retail · Tirane
Roal Food është një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.