
I&A International
Qëllimi i Pozicionit:
Roli i një asistenti shitjesh është të ofrojë shërbim të shkëlqyer ndaj klientit, të kontribuojë në objektivat e shitjeve të dyqanit dhe të sigurojë që dyqani të jetë një mjedis i pastër, mikpritës dhe i organizuar mirë për klientët.
Përgjegjësitë Kryesore:
Përshëndet klientët, i ndihmon ata dhe ofron rekomandime për të përmbushur nevojat e tyre;
Informon klientët rreth produkteve, cmimeve, promocioneve dhe produkteve të reja, dhe demonstron sesi funksionojnë produktet
Njeh mire karakteristikat dhe detajet e produktit për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për t'i orientuar klientët drejt zgjedhjeve të përshtatshme;
Operon arkën, trajton pagesat (para në dorë, me kartë) dhe përpunon kthimet dhe rimbursimet;
Sistemon produktet/raftet dhe mirëmban vitrinat e produkteve në mënyrë tërheqëse dhe të organizuar.duke ndejkur me saktesi visual merchandiser.
Kryen kontrolle të rregullta të inventarit dhe raportoni çdo problem me stokun te store manager.
Siguron që dyqani të jetë një mjedis i pastër, mikpritës dhe i organizuar mirë për klientët
Fusha dhe Ndikimi i Pozicionit:
Përgjegjësi mbi Buxhetin/Të ardhurat: Jo
Përgjegjësi Supervizimi: Po
Menaxhim Kontratash: Jo
Marrëdhëniet Kryesore të Punës:
Brenda kompanisë: Dyqanet e Brandit
Jashtë kompanisë: Klientet
Kushtet e Punës:
Vendndodhja:Pandora Myslym Shyri
Orari i Punës: 40 ore ne jave / 6 dite te javes
Turne: Po
Karakteristikat e Personit:
Edukimi: Diplome e Shkolles se Mesme
Kërkesa të Veçanta : Njohuri bazë kompjuterike (POS, email);
Përvoja e Punës: Preferohet përvojë pune në shitje me pakice (sidomos ne industrine e luxury retail)
Gjuhë të Huaja : Anglisht
Aftësi dhe Zotësi: Aftësi te shkelqyera komunikuese ;
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi ;
Orientim drejt klientit ;
I ndershëm, i besueshëm dhe me integritet.

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.