
LUFRA FOODS
Siguron funksionimin e vazhdueshëm dhe efikas të linjave të prodhimit dhe pajisjeve industriale.
Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese të makinerive të prodhimit dhe sistemeve ndihmëse.
Diagnostikon dhe zgjidh defektet mekanike dhe elektrike në kohë sa më të shkurtër.
Harton dhe zbaton plane të mirëmbajtjes parandaluese për të minimizuar ndërprerjet e prodhimit.
Bashkëpunon me ekipin e prodhimit për optimizimin e performancës së pajisjeve.
Monitoron dhe raporton gjendjen teknike të makinerive, duke propozuar përmirësime për rritjen e efikasitetit dhe besueshmërisë.
Siguron respektimin e standardeve të sigurisë në punë dhe procedurave të kompanisë.
Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Elektromekanike ose fushë të ngjashme.
Perbejne avantazh individe me experience te meparshme me linjat e prodhimit te bulmetit ose FMCG food&beverages.
Minimumi 5 vite përvojë pune në mirëmbajtjen e makinerive industriale, preferohet në industrinë ushqimore ose të bulmetit.
Njohuri të mira të sistemeve mekanike, elektrike, pneumatike dhe hidraulike.
Aftësi në diagnostikimin dhe riparimin e defekteve teknike.
Aftësi për të lexuar skema teknike dhe dokumentacion mekanik/elektrik.
Njohuri mbi standardet e sigurisë dhe praktikat e mirëmbajtjes industriale.
Aftësi të mira organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Punësim afatgjatë në një kompani të konsoliduar në industrinë e bulmetit.
Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.
Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnimi.
Ambjent pune profesional dhe bashkëpunues.

Prodhim · Tirane
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” e shume te tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.