
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Sales Account Manager për një nga kompanitë partnere. Kërkojmë një profil me eksperiencë në shitje dhe menaxhim klientësh, të orientuar drejt rezultateve dhe me aftësi të mira organizative e koordinuese.
Përgjegjësitë kryesore:
• Menaxhimi dhe zhvillimi i portofolit të klientëve;
• Komunikimi dhe rakordimi periodik me klientët;
• Monitorimi i objektivave të shitjeve dhe përgatitja e raporteve periodike;
• Përgatitja dhe ndjekja e ofertave, porosive dhe kontratave të shitjes;
• Ndjekja e procesit të porosisë, nga marrja e kërkesës deri në dorëzimin përfundimtar të produktit;
• Koordinimi me departamentin e prodhimit për planifikimin e porosive dhe respektimin e afateve;
• Bashkëpunimi me logjistikën për organizimin e transportit dhe dorëzimeve;
• Bashkëpunimi me financën për faturimet, pagesat dhe ndjekjen e detyrimeve të klientëve;
• Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe aktiviteteve të shitjeve në sistemin e kompanisë;
• Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Kualifikimet:
• Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
• Eksperiencë e mëparshme në shitje, Account Management ose role të ngjashme;
• Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të marrëdhënieve me klientët;
• Aftësi të mira organizative dhe për të koordinuar disa procese njëkohësisht;
• Orientim drejt objektivave dhe rezultateve;
• Njohuri të mira të paketës MS Office dhe sistemeve të menaxhimit të klientëve përbëjnë avantazh.
Çfarë ofrohet:
• Pagë konkurruese;
• Ambient pune profesional dhe dinamik;
• Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
• Stabilitet dhe mundësi bashkëpunimi afatgjatë.

Burime Njerezore · Tirane