
Cartolandia
DUA Electric Car është në kërkim të një Menaxheri/e Shitjesh të motivuar dhe profesional, për t'iu bashkuar ekipit tonë në sektorin e shitjes së automjeteve elektrike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Menaxhimi dhe koordinimi i procesit të shitjes së automjeteve elektrike.
Zhvillimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e klientelës.
Komunikimi, negocimi dhe ndjekja e klientëve potencialë.
Koordinimi dhe motivimi i ekipit të shitjeve.
Ndjekja e objektivave dhe analizimi i rezultateve të shitjes.
Krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe menaxhim, preferohet në sektorin e automjeteve.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
Aftësi organizative dhe drejtuese.
Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
Njohuri të mira kompjuterike.
Leje drejtimi, kategoria B.
Përkushtim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
Çfarë ofrojmë:
Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
Mundësi bonusi bazuar në rezultatet e shitjeve.
Ambient profesional pune.
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
DUA Electric Car – Bashkohu me ekipin tonë!

Administrim · Tirane