
Kidzone
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Supervizori/ja i/e Magazinës është përgjegjës/e për organizimin e punës në magazinën e dyqanit, stokun fizik, sigurinë e produkteve dhe trajnimin e stafit të magazinës, duke vepruar si udhëheqës/e ekipi.
Përgjegjësitë Kryesore:
· Harton dhe menaxhon në mënyrë të pavarur orarin javor të punës për stafin e magazinës.
· Kryen vlerësimin periodik të performancës së stafit dhe jep feedback të vazhdueshëm.
· Mbikëqyr pranimin e furnizimeve, transfertat dhe dokumentacionin përkatës.
· Koordinon me menaxherin e dyqanit dhe merchandiserin mbylljen e kodeve sezonale.
· Siguron sigurinë dhe integritetin e produkteve gjatë gjithë procesit të magazinimit.
Kërkesat:
· Arsim i mesëm ose i lartë
· Të paktën 2 vjet përvojë në magazinë, përfshirë përvojë si Asistent Supervizor
· Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh
Kualifikime të tjera:
· Aftësi organizative dhe drejtuese
· Aftësi monitoruese dhe motivuese
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe punë në grup
Afati i aplikimit: 31/10/2026
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me ligjin nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Retail · Tirane
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.