
Partner
Kërkojmë një Ekonomiste për t’iu bashkuar ekipit të kompanisë. Kandidatja do të jetë përgjegjëse për ndjekjen e dokumentacionit financiar dhe administrativ, si dhe për proceset bazë ekonomike të kompanisë. Do të trajnohet për përdorimin e programit Panteon dhe do të mbështetet nga kontabilisti i kompanisë.
Ndjekja dhe regjistrimi i faturave dhe parapagimeve.
Administrimi dhe sistemimi i kontratave të punës.
Përgatitja dhe ndjekja e dokumentacionit të payroll-it.
Ndjekja dhe administrimi i porosive.
Regjistrimi dhe përpunimi i të dhënave në programin Panteon.
Sistemimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit ekonomik dhe financiar.
Bashkëpunimi me kontabilistin e kompanisë për proceset financiare dhe raportimet përkatëse.
Arsim i lartë në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
Njohuri bazë në financë dhe administrim dokumentacioni.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi organizative.
Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u trajnuar në përdorimin e programit Panteon.
Eksperienca e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh, por nuk është domosdoshmëri.
Paga: Rreth 800 EUR.
Orari: E hënë – e shtunë.
Trajnim për programin Panteon.
Mbështetje profesionale nga kontabilisti i kompanisë.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.