
Partner
Kërkojmë një Montues Reklamash në Terren për t’iu bashkuar stafit tonë.
Përgjegjësitë kryesore:
Montimi dhe instalimi i reklamave në ambiente të ndryshme.
Vendosja e tabelave, banderolave dhe materialeve të tjera promocionale.
Realizimi i punimeve sipas udhëzimeve dhe standardeve të kërkuara.
Përdorimi i mjeteve të punës dhe respektimi i rregullave të sigurisë.
Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e instalimeve në kohë.
Kërkesat:
Aftësi praktike dhe shkathtësi në punë teknike.
Gatishmëri për të punuar në terren.
Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
Eksperienca në montim reklamash ose punime teknike përbën avantazh.
Aftësi për të punuar në grup.
Kushtet e punës:
Paga: 120,000 lekë.

Burime Njerezore · Tirane
Partner.al është një kompani e cila ofron konsulencë në sektorin e shitjeve, përzgjedhje stafi për biznese në të gjithë Shqipërine & trajnime në të gjitha fushat e shitjes. Eksperienca shumë vjeçare e stafit të saj në sektorin e shitjeve dhe njohja shumë e mirë e tregut shqiptar dhe rajonal, përben një nga bazat kryesore mbi të cilat Partner.al do të mbështetet për të ofruar shërbimet e saj. Partner.al i ofron bizneseve mjetet e nevojshme në mënyrë që të shtojnë vlerën duke u fokusuar në rezultate, produktivitet, cilësi, & kënaqësinë e klientit.
Partner.al është e specializuar në rekrutime, përzgjedhje stafi, Partner.al Sh.p.k është themeluar në Tiranë, Shtator 2017.