
HR Studio
HR Studio kërkon të punësojë një Inventarizues Magazine në Tiranë, i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin, regjistrimin dhe saktësinë e stokut fizik të magazinës.
Përgjegjësitë kryesore:
Kryerja periodike e inventarëve fizikë;
Numërimi dhe verifikimi i produkteve në magazinë;
Krahasimi i gjendjes fizike me të dhënat në sistem;
Evidentimi dhe raportimi i diferencave në inventar;
Kontrolli i hyrje-daljeve dhe dokumentacionit përkatës;
Bashkëpunimi me magazinën dhe financën për rakordimin e stokut;
Përgatitja e raporteve të inventarit.
Kriteret:
Eksperienca e mëparshme në magazinë ose inventar përbën avantazh;
Aftësi të mira numerike dhe vëmendje ndaj detajeve;
Njohuri bazë të Excel-it dhe programeve të menaxhimit të stokut;
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Ofrohet:
Punësim i qëndrueshëm;
Kushte të mira pune;
Pagë konkurruese;
Mundësi për zhvillim profesional.

Burime Njerezore · Tirane