Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Drejtues Teknik.
Drejtimi dhe mbikëqyrja teknike e zbatimit të projekteve të ndërtimit.
Ndjekja e grafikut të punimeve dhe garantimi i respektimit të afateve.
Kontrolli i cilësisë dhe sigurisë gjatë zbatimit të projektit.
Optimizimi i kostove dhe përdorimit të burimeve.
Analizimi i dokumentacionit teknik, kontratave dhe specifikimeve të projektit.
Identifikimi i problematikave teknike dhe koordinimi për zgjidhjen e tyre.
Përgatitja e raporteve teknike dhe komunikimi me palët e përfshira në projekt.
Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi.
Mbi 7 vite eksperiencë në industrinë e ndërtimit.
Aftësi shumë të mira drejtuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese.
Eksperiencë në menaxhimin e projekteve dhe kontratave të ndërtimit.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Njohuri në AutoCAD, Excel dhe MS Project.
Aftësi për analizimin e dokumentacionit teknik dhe përgatitjen e raporteve.
Fleksibilitet dhe gatishmëri për t'iu përgjigjur kërkesave të projektit.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.