
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Senior Finance në Durrës.
Kërkojmë një profesionist/e me eksperiencë në financë dhe kontabilitet, që siguron saktësinë e raportimit financiar dhe ndihmon kompaninë të marrë vendime të mbështetura në të dhëna.
Detyrat kryesore:
· Administron dhe kontrollon regjistrimet kontabël dhe dokumentacionin financiar të kompanisë.
· Përgatit mbylljet mujore dhe vjetore, duke garantuar saktësinë dhe respektimin e afateve.
· Përgatit pasqyrat financiare dhe raportet periodike për drejtuesit.
· Ndjek fluksin e parasë, detyrimet ndaj furnitorëve dhe arkëtimet nga klientët.
· Kryen rakordimet bankare dhe kontrollon llogaritë e klientëve e furnitorëve.
· Përgatit dhe kontrollon deklarimet tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
· Kontribuon në hartimin e buxhetit dhe analizon diferencat mes rezultateve dhe parashikimeve.
· Analizon kostot dhe propozon përmirësime në menaxhimin financiar.
· Bashkëpunon me departamentet e tjera dhe mbështet proceset e auditimit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
· Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
· Eksperiencë e konsoliduar në financë dhe kontabilitet, e preferueshme në një rol të ngjashëm.
· Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe standardeve kontabël.
· Aftësi shumë të mira në Excel dhe në përdorimin e programeve financiare.
· Aftësi analitike dhe përvojë në përgatitjen e raporteve financiare.
· Saktësi, organizim dhe aftësi për të menaxhuar disa prioritete.
· Integritet profesional dhe kujdes në ruajtjen e konfidencialitetit.

Burime Njerezore · Tirane