ROAL FOOD kërkon të punësojë Asistente Blerjesh
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Aktualisht jemi në kërkim të një Asistente Blerjesh, e cila do të mbështesë Departamentin e Blerjeve në administrimin dhe koordinimin e proceseve.
Përgjegjësitë Kryesore
Mbështetja e Departamentit të Blerjeve në përgatitjen dhe ndjekjen e porosive.
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit të blerjeve, kontratave dhe faturave.
Ndjekja e afateve të dorëzimit të porosive dhe raportimi i vonesave.
Përditësimi i të dhënave në sistemet e kompanisë lidhur me furnitorët dhe produktet.
Përgatitja e raporteve për aktivitetin e blerjeve.
Kualifikimet dhe Kërkesat
Diplomë universitare preferohet në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Eksperienca e mëparshme në pozicione administrative ose në blerje përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me dokumentacion.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.

Retail · Tirane
Roal Food është një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.