Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialiste Faturimi.
Hedhja dhe regjistrimi i faturave të magazinës dhe të shitjes në sistem.
Kontrolli i saktësisë së faturave dhe dokumentacionit shoqërues.
Përditësimi dhe sistemimi i të dhënave në programet përkatëse.
Bashkëpunimi me departamentet e magazinës dhe shitjeve për saktësimin e informacionit.
Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit të faturimit.
Eksperiencë e mëparshme në faturim ose në pozicione të ngjashme administrative.
Njohuri në përdorimin e programeve Alpha dhe Navision.
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të respektuar afatet e punës.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.