
Spar Albania
Pozicioni: Category Manager
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit: Të kryejë, të gjejë dhe aplikojë strategji për kategorinë përkatëse ku është përgjegjës; Të arrijë dhe të përfitojë kosto optimale nëpërmjet negociatave efektive me furnitorë të ndryshëm si dhe të identifikojë mënyrën më të mirë për kostot më efikase; Ky pozicion kërkon nga personi që të sigurojë se kompania do të ketë produktin e duhur, në kohën e duhur, me qëllim që të ketë shitje dhe rritje të të ardhurave.
Përgjegjësitë kryesore:
• Të kryejë analizën e tregut dhe konkurencës për produktet e kategorisë;
• Të përzgjedhë dhe të aplikojë strategji për kategorinë përkatëse bazuar në strategjinë e kompanisë;
• Gama e produkteve – studimi i linjës së plotë të një produkti, të jetë njohës i mirë në lidhje me produktin; Të kërkoj për produkte të reja të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë; Të përzgjedhë dhe listojë furnitorët;
• Kontrolli mbi çmimet – të negociojë koston optimale të produkteve me furnitorët dhe të arrijë në përfundimin që Kompania të ketë çmimet më të
lira në treg;
• Të përgatisë dhe planifikojë – implementimin e produkteve në rafte;
• Aktivitetet promocionale – të bashkëpunojë me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale; Të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacionalin;
• Buxheti – të përgatisë plan biznesin për kategoritë e veta përkatëse;
• Të përzgjedhë dhe listojë furnitorët;
• Është përgjegjës për shitjet dhe përfitimet për kategorinë të cilin ai mbulon;
• Të negociojë për kushtet më të mira për Kompaninë bazuar në kriteret e kontratës me Kompaninë; Të zhvillojë dhe zbatojë planin e biznesit të
furnizimit dhe të përcaktojë objektivat e performancës për furnitorët;
• Të bëjë përmbledhje për të gjitha kushtet e kontratës dhe t’ua japë departamenteve që kanë lidhje me to, si Financës (periudhën e pagesës, bonuse), Logjistikës për kohën e dorëzimit, Marketingut për promocione;
• Të krijojë një raport pozitiv dhe të qëndrueshëm me të gjithë furnitorët dhe të jetë kontakti kyç për Kompaninë dhe shitjet;
• Të punojë me shitjet për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimin si dhe të zgjidh çmimet apo çdo problem tjetër.
• Të bashkëpunojë me Operacionalin dhe Menaxherët e Dyqaneve për të përditësuar markat dhe nevojat e dyqaneve kur ato duhet të marrin vendime;
• Të përgatisë dhe analizojë raporte për të përcaktuar përqindjen e shitjeve dhe të marrë vendimin e duhur për tipin e kategorisë;
• Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin dhe të dhënat që i perkasin kategorisë që ai mbulon;
• Duhet të bashkëpunojë me departamentet e tjera si Marketingun,Financën, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Shitjet, IT, dhe Ekspansionin për zgjidhje të problemeve të ndryshme;
• Të njohë dhe të përdorë shumë mirë sistemin operues, etj.
Kriteret:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing.
Eksperienca: Të ketë përvojë te ngjashme pune në shitjet me pakicë.
Kualifikime të tjera:
• Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze, një gjuhë e dytë do të jetë përparësi (e folur dhe e shkruar).
Kompetenca personale:
• Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;
• Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar;
• Të ketë aftësi të larta negocimi;
• Të jetë i aftë që të punojë nën presion;
• Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Retail · Tirane
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 118 markete, 6 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.