
EVAPIFY AL
NJOFTIM PUNE – AGJENT SHITJESH | TIRANË
Evapify Albania, distributor i autorizuar i produkteve vape si Geekbar Mini, Crystal, Spark dhe marka të tjera të njohura në treg, po zgjeron ekipin e shitjeve dhe kërkon një Agjent Shitjesh për zonën e Tiranës.
Puna konsiston në vizita dhe shitje në supermarkete, markete lagjeje, tabako dhe pika të tjera tradicionale tregtare, si dhe në ndjekjen e klientëve ekzistues dhe gjetjen e pikave të reja të shitjes.
Kërkojmë:
Eksperiencë 1–3 vite në shitje, sidomos në terren.
Eksperienca në distribucion përbën avantazh.
Leje drejtimi, kategoria B.
Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
Njohje të tregut tradicional në Tiranë.
Mosha deri në 40 vjeç.
Ofrohet:
Pagë totale 90,000–120,000 Lekë, në varësi të eksperiencës dhe rezultateve, përfshirë bonuset.
Trajnim dhe mbështetje gjatë punës.
Mundësi rritjeje profesionale dhe financiare.

Shitje Produktesh · Tirane
Lider ne tregetimin e cigareve elektrike ne shqiperi dhe bote .