Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Menaxher Marketi/Sarande.
Organizimi dhe mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të marketit.
Menaxhimi, koordinimi dhe motivimi i stafit, përfshirë organizimin e turneve dhe ndarjen e detyrave.
Monitorimi i shitjeve dhe ndjekja e objektivave të biznesit.
Kontrolli i stokut, inventarit, furnizimeve dhe porosive për produkte.
Mbikëqyrja e ekspozimit të produkteve, etiketimit të çmimeve dhe zbatimit të aktiviteteve promocionale.
Kontrolli i arkës, dokumentacionit dhe procedurave të brendshme.
Sigurimi i standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe organizimit të ambienteve.
Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve.
Identifikimi i problematikave operacionale dhe marrja e masave për përmirësimin e performancës.
Përgatitja e raporteve mbi shitjet, inventarin, performancën e stafit dhe nevojat e marketit.
Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e një marketi, supermarketi, dyqani ose në sektorin retail.
Eksperiencë në drejtimin dhe koordinimin e stafit.
Njohuri të mira mbi proceset e shitjes, menaxhimin e stokut, inventarin dhe furnizimet.
Aftësi të mira organizative, drejtuese dhe vendimmarrëse.
Aftësi për të menaxhuar situata dinamike dhe për të zgjidhur problematika operacionale.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të raportimit.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.