Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Konsulent Showroomi.
Pritja dhe asistimi i klientëve gjatë vizitave në showroom.
Prezantimi i produkteve, karakteristikave dhe alternativave të disponueshme.
Këshillimi i klientëve për zgjedhjen e produkteve sipas nevojave dhe buxhetit të tyre.
Përgatitja e ofertave dhe ndjekja e kërkesave deri në realizimin e shitjes.
Ndjekja e objektivave të shitjes dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Koordinimi i porosive dhe bashkëpunimi me kolegët për realizimin e tyre.
Kujdesi për organizimin e showroom-it dhe ekspozimin e produkteve.
Eksperienca e mëparshme në shitje ose në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
Njohuri mbi pllakat, pajisjet hidrosanitare ose materialet e ndërtimit përbëjnë avantazh.
Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
Orientim drejt shitjeve dhe arritjes së objektivave.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të bashkëpunuar në grup.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
Preferohet kandidat mashkull.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.