
Via Construction
Via Construction, kompani që operon në sektorin e ndërtimit, është në kërkim të një Menaxheri Finance me eksperiencë të konsoliduar në menaxhimin financiar dhe fiskal të kompanive të ndërtimit.
Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin financiar të kompanisë, përgatitjen dhe analizimin e raporteve financiare, monitorimin e buxheteve dhe kontrollin e flukseve monetare, si dhe ndjekjen e të gjitha detyrimeve kontabël, fiskale dhe tatimore. Pozicioni kërkon njohuri të thelluara mbi legjislacionin tatimor në fuqi, TVSH-në, tatimin mbi fitimin, deklarimet tatimore, faturimin dhe fiskalizimin, si dhe zbatimin korrekt të detyrimeve fiskale që lidhen me aktivitetin e një kompanie ndërtimi.

Ndërtim dhe Industri e rendë · Tirane
Via Construction sh.p.k është një kompani e themeluar në vitin 2021. Ne jemi të specializuar në gërmimin, transportin e dheut dhe ndërtimin e veprave infrastrukturore dhe me prodhimin e tregtimin e betonit.
Jemi të angazhuar në tregtimin me pakicë të materialeve të ndërtimit, pjesëve të këmbimit për makina, artikujve industrialë, makinerive dhe pajisjeve të ndryshme, automjeteve, motorëve, inerteve dhe makinerive bujqësore.