
I&A International
Qëllimi i Pozicionit:
Roli i Operatorit te Rregjistrimit te te Dhenave eshte te kryeje rregjistrim te sakte dhe efikas te te dhenave financiare ne sistemin financiar bazuar ne praktikat dhe procedurat e kompanise.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kontroll ditor i saktesise se proçesimit te shitjeve (verifikim ditor i arketimit te shitjeve me banke ose karte krediti ne veprimet bankare ne bank statement);
Verifikim dhe komunikim aktiv me bankat per cdo shitje te pasuksesshme ne arketim;
Kontroll ditor i shitjeve me poste (verifikohet saktesia e procesimit te shitjes nga njesia e shitjes, arketimi cash ose me banke nga shoqeria postare);
Rakordim mujor i librit te shitjes dhe librit te blerjes midis sistemit financiare, selfcare dhe E-filing;
Rregjistrim ditor i veprimeve bankare. Rakordim i balances se cdo llogarie bankare ne sistemin financiar me balancen ne bank statement;
Rregjistrim ditor i faturave te blerjes;
Suport ne deklarimin mujor te TVSH & Tatimit ne Burim;
Rakordim 3-mujor i balances se papaguar ndaj furitoreve dhe balances per te arketuar nga klientit ne shitje;
Çelja e AAGJM dhe AAGJJM ne Sistemin Financiare. Trajtimi kontabel i njohjes, riklasifikimit sipas SKK si dhe amortizimi mujor sipas Ligjit perkates te Tatimeve;
Kontroll mujor i llogarive tranzitore per transferim te fondeve dhe konvertim.
Fusha dhe Ndikimi i Pozicionit:
Përgjegjësi mbi Buxhetin/Të ardhurat: Jo
Përgjegjësi Supervizimi: Jo
Menaxhim Kontratash: Jo
_______________________________________________________
Kushtet e Punës:
Vendndodhja: Zyrat Qendrore
Orari i Punës: Administrativ
Turne: Jo
Karakteristikat e Personit:
Edukimi: Diplome Universitare (preferohet Kontabilitet/Finance)
Kërkesa të Veçanta : Njohje e mire e MS Office (kryesisht Excel) ;
Familjar me porgramet financiare (Navision) ;
Përvoja e Punës: Minimumi nje vit përvojë pune në pozicione të njejta
Gjuhë të Huaja : N/A
Aftësi dhe Zotësi: Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi ;
Aftësi për të përcaktuar prioritetet e punës dhe për të përmbushur afatet ;
I saktë dhe i aftë të përballojë punë të detajuar;
I ndershëm, i besueshëm dhe me integritet.

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.